Angela Martini befasohet për ditëlindje!

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 16:47
Angela Martini befasohet për ditëlindje!

Bashkëshorti rumun i bëri befasinë e bukur Angelës.

Angela Martini më 23 maj festoi ditëlindjen, ndërsa festa për të nuk ka mbaruar ende.

Modelja e cila po jeton dhe vepron në Amerikë, festoi ditëlindjen në një ambient përrallor bashkë me partnerin.

Dragos Savulescu u kujdes që t’ia bënte asaj këtë ditëlindje të paharruar, duke e befasuar në një ambient të hapur të mbuluar me trëndafila.

Në dekorin e përgatitur për ditëlindjen e Angelës, me anë të luleve ishin krijuar fjalët “Urime ditëlindjen dashuria ime”.

Image

(Kosova Sot Online)