'Tokë e Arbërit këtu i thonë' kënga më e re nga Ilir Shaqiri

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 20:10
 'Tokë e Arbërit këtu i thonë' kënga më e re nga Ilir Shaqiri

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri, e ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“ Tokë e Arbërit këtu i thonë ”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip dhe me interpretim të shkëlqyer nga këngëtari.

Ilir Shaqiri ka kënduar për luftën për liri, dëshmorët e Kosovës, por edhe për dashurinë.

Këngët e tij më të njohura e të pëlqyera janë “Komandant”, “Nderi i Dardanisë”, “Lulja e Koshares”, “Poçari”, “Sërish vjen marsi”, “Princesha e Dukagjinit” e shumë të tjera

 

(Kosova Sot Online)