Tuba Buyukustun në një lidhje me biznesmenin e njohur?

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 19:21
Tuba Buyukustun në një lidhje me biznesmenin e njohur?

Aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustun, ka gjetur dashurinë e saj më të re, sipas mediave turke. Thuhet se aktorja ka nisur një romancë me me një biznesmen turk, pronar të një agjencie konsultimi, Erdinç Çatak.

Në fakt dyshja asnjëherë nuk janë shfaqur në publik, por prej kohësh ndiqen në rrjetet sociale dhe i vetmi detaj që ndjekësit kanë kapur është se ata janë fotografuar nga i njëjti vend në Bodrum muajin e kaluar.

Image

Tuba Buyukustun u bë shumë e famshme në vendin tonë me rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri” dhe më pas si Suhan në “Xhesuri dhe e bukura”, ndërsa tani luan rolin e Mavit në serialin “Vajza e ambasadorit”.

Kujtojmë se në vitin 2020 aktorja i dha fund marrëdhënies së saj 3-vjeçare me partnerin Umut Evirgen.

Për të gjithë fansat e saj, aktorja ka treguar asokohe se historia 3-vjeçare e dashurisë kishte përfunduar.

“U ndava me Umut disa muaj më parë. Prezenca dhe rëndësia e tij në jetën time kanë një peshë të madhe. Mendoj se privatësia jonë duhet të respektohet. A nuk e meritojmë ne artistët respektimin e privatësisë si qenie njerëzore?”– u shpreh aktorja duke hequr kështu çdo dyshim.

Rikujtojmë se Tuba është mama e dy vajzave nga martesa e saj e mëparshme.

 

(Kosova Sot Online)