Shpat Kasapi po bëhet baba për herë të parë!?

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 10:11
Shpat Kasapi po bëhet baba për herë të parë!?

Selvije Jao, e fejuara e Shpat Kasapit është parë së fundmi në repartin e gjinekologjisë dhe kjo ka mjaftuar që rrjeti të ziejë nga dyshimet se është në pritje të ëmbël.

Së fundmi Selvija ka reaguar dhe ka thënë ekskluzivisht për “Iconstyle” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë.

Ajo i ka hedhur poshtë këto aludime duke shtuar se për momentin nuk shtatzënë, por dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.

Pak kohë më parë, Selvija kishte shprehur hapur dëshirën për të pasur një fëmijë.

“1 jetë modeste. 1 shtëpi të vogël si kjo me njerëzit e dashur dhe 1 bebush të vogël. Të lutem Shpat Kasapi”, shkroi Selvija në një postim.

Ajo mori menjëherë një përgjigje pozitive edhe nga Shpati e ne urojmë shumë që Zoti t’i plotësojë sa më shpejt dëshirën çiftit.

(Kosova Sot Online)