Lamtumirë beqari! “Rejani” sapo caktoi datën e martesës së saj

  • E.K /
  • 28 May 2021 - 14:02
Lamtumirë beqari! “Rejani” sapo caktoi datën e martesës së saj

Ebru Sahin, aktorja e dashur turke që njihet si “Rejan” nga seriali Hercai, do t’i japë fund beqarisë.

Aktorja po shijon prej kohësh lidhjen e saj me basketbollistin Cedi Osman, ndërsa së fundmi kanë vendosur të fejohen e të martohen shpejt e shpejt.

Ebru dhe Cedi do të fejohen në 25 qershor dhe do të martohen në shtator të vitit tjetër.

Lajmin çifti e ka ndarë vetëm me miqtë e ngushtë dhe fejesën do ta bëjnë në Cesme. Për fejesën e tyre ka insistuar e ëma e Cedit, Binela Osman, e cila u ka thënë se nuk kanë më kohë të presin pasi duhen shumë.

Aktorja lindi në Stamboll më 18 maj 1994, e njohur për shfaqjet e saj në filmat Suursuz Ask, Babam dhe në serialin televiziv Hercai.

Në vitin 2017, ajo bëri debutimin e parë si aktore. Menjëherë pasi u zgjodh nga Nihat Durak për rolin e saj të parë, atë të Nilüfer, në filmin Babam, ajo fitoi pjesë të vogla në serialin televiziv Savaşçı dhe Nusja nga Stambolli.

Në vitin 2018 ajo u shfaq në serialin Altın Tepsi, si dhe u rikthye me filmin artistik “Kan Parasi”, me regji të Ali Adnan Özgür, ku luajti së bashku me Erkan Can dhe Mutlu Güney. Në të njëjtin vit ajo u zgjodh si figurë për “Pantene” .

Ndërkohë, në fillim të vitit 2019 ajo shkoi në qytetin e Mardin për xhirimin e serialit dramatik Hercai, i transmetuar dhe në vendin tonë. “Rejan” është historia e një përralle dashurie që nisi nga urretja. Mirani, sipërmarrësi i njohur nga Stambolli, rikthehet në vendlindje për të mbyllur një hakmarrje 27-vjeçare. Por mendja e djaloshit do të turbullohet nga bukuria e Rejan dhe ngjyrat e orientit. Nën doket dhe rregullat e një shoqërie që nuk po del dot nga errësira e ligjeve të gjakmarrjes, dy familje do të përballen egërsisht dhe një dashuri me shikim të parë do të tronditet dhe do të vihet në provë.

Në korrik të vitit që lamë pas ajo fiton çmimin si aktorja më e mirë femër nga seriali i famshëm “Hercai”.

(Kosova Sot Online)