Është si libër i hapur për jetën e tyre, kënga e re e Mozzik dhe Loredanës thyen çdo rekord!

  • G.G /
  • 29 May 2021 - 09:37
Është si libër i hapur për jetën e tyre, kënga e re e Mozzik dhe Loredanës thyen çdo rekord!

Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.

Loredana shprehet në pjesën e saj se të gjithë të vërtetën e ndarjes e dinë vetëm ata të dy, edhe pse të gjithë mendonin se ishte faji i saj. Kurse Mozzik tregon se gjatë ndarjes ka dalë me shumë vajza të tjera, por më pas kuptoi se pa Loredanën nuk ka kuptim bota, sepse më ta ka jetuar momentet më të bukura.

Kjo këngë, që është si një libër i hapur për jetën e artistëve, është pëlqyer shumë dhe ka thyer rekord. Edhe pse nuk janë bërë ende 24 orë nga publikimi, “Rosenkrieg” ka arritur mbi 1 milion klikime në “Youtube”. Të gjithë e kanë pëlqyer jo vetëm fabulën, por edhe videoklipin e veçantë, në të cilin në një sekuencë shfaqet edhe vogëlushja e çiftit, Hana.

Kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik zbuluan se shumë shpejt do të sjellin një album të plotë, i cili mban titullin “No Rich Parents”.

https://www.youtube.com/watch?v=uQ5JpsA7L5Q&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)