Eleni Foureira i ka dy fjalë për gratë

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 16:35
Eleni Foureira i ka dy fjalë për gratë

Këngëtarja greke me prejardhje shqiptare, Eleni Fouriera, ka publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it një fotografi me rroba banjo të pa edituar, teksa pa komplekse ka treguar trupin e saj.

“E dua trupin tim. I dashuroj strijat e mia. E dua celulitin tim. Jam grua”, ka mbishkruar Eleni.

Përmes këtij postimi, ylli i hitit “Fuego”, ka përcjelle mesazhin tek të gjitha gratë dhe vajzat, që ta duan trupin e tyre dhe t’i pranojnë edhe “defektet” që ato mund të kenë brenda tij.

Gjithsesi, reagimi i Elenit, nuk erdhi edhe krejt spontanisht!

Foureira ka postuar këtë mbishkrim pas deklaratës që politikania greke, Afërdita Latinopouloi, ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj kategorisë së grave të cilat zbulojnë pjesët e pa depiluara të trupit, teksa ka kritikuar edhe burrat të cilët vishen e grimohen si gra.

Image

(Kosova Sot Online)