Pasi u shfaq duke puthur me të dashurin dhe një aktore, Rita Ora fotografohet e qeshur

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 18:06
Pasi u shfaq duke puthur me të dashurin dhe një aktore, Rita Ora fotografohet e qeshur

Rita Ora, është shfaqur për herë të parë në publik pasi u fotografua në momente intime me regjisorin, Taika Waititi dhe aktoren, Tessa Thompson.

Në imazhet e publikuara nga mediat e huaja treshja dukej shumë e afërt, pasi shkëmbenin me njëri-tjetrin puthje në buzë dhe përqafime.

Së fundmi, këngëtarja është fotografuar në Los Angeles më veshje sportive ngjyrë të verdhë, që i tregonin format trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut, teksa shfaqet e qeshur dhe e lumtur, sikur asnjë lajm nuk është shkruar për të.

Kujtojmë, se Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”.

Image

(Kosova Sot Online)