Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së të atit, Madonna publikon si rrallëherë foto me 6 fëmijët e saj

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 16:01
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së të atit, Madonna publikon si rrallëherë foto me 6 fëmijët e saj

Babai i Madonna-s feston ditëlindjen e tij të 90-të dhe me këtë rast ajo dhe 6 fëmijët e saj kanë udhëtuar drejt Michigan-it dhe kanë dhuruar si rralëherë një kartolinë të gjithë familjes.

Lourdes Leon, Rocco Ritchie, David Banda, Mercy James dhe binjaket Stella Ciccone e Estere Ciccone, dukeshin mjaft të lumtur së bashku.

Përveç fotove me fëmijët, ajo publikoi dhe një video teksa përqafonte të atin, të cilit i dedikoi fjalët më të ndjera.

Kujtojmë se vitin që lamë pas, ajo bëri tatuazhin e saj të parë!

Ajo vendosi të bënte një dedikim për personat më të shtrenjtë të jetës së saj, gjashtë fëmijët.

Madonna është treguar minimaliste dhe ka përjetësuar në kyçin e dorës inicialet e secilit prej fëmijëve të saj, L, R, D  M, E, S.

Këngëtarja e ndau vetë procesin në llogarinë e saj në Instagram, duke i treguar të gjithëve se ka gjithmonë një herë të parë.

“E ‘ngjyrosur’ për herë të parë”- shkroi Madonna, duke i frymëzuar të gjithë të apasionuarit e tatuazheve.

Edhe pse i ka kaluar të 60-tat, artistja vazhdon të jetë provokuese dhe sensuale njësoj si ditën e parë dhe ndan herë pas here imazhe të saj tepër joshëse në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)