Almeda Abazi reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës

  • E.K /
  • 10 June 2021 - 14:11
 Almeda Abazi reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër sërish dy ditë më parë. Lajmi u bë fillimisht me dije nga mediat turke, por më pas ishte vetë aktori turk që konfirmoi ardhjen në jetë të vajzës përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo konfirmoi gjithashtu dhe emrin e së porsalindurës, Alina. Dyshja janë treguar shumë të rezervuar dhe nuk kanë ndarë detaje të tjera rreth shëndetit të Almedës apo vogëlushes.

Së fundmi, Almeda ka reaguar për herë të parë në një postim në Instastory ku shpreh falenderimet për urimet e shumta që ka marrë. “Faleminderit të gjithë miqëve të mi dhe të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale për urimet e tyre të përzemerta. Dashuri dhe respekte për ju, ju duam”.

(Kosova Sot Online)