Koha kaloi kaq shpejt! Dua Lipa zgjodhi momentet e veçanta për t’i uruar Anwar-it 2-vjetorin e lidhjes

  • E.K /
  • 14 qershor 2021 - 12:41
Koha kaloi kaq shpejt! Dua Lipa zgjodhi momentet e veçanta për t’i uruar Anwar-it 2-vjetorin e lidhjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe partneri i saj Anwar Hadid, bëjnë tashmë dy vite të lidhur me njëri-tjetrin dhe s’e kuptojmë sa shpejt kaloi koha!

Sot është një ditë e veçantë për çiftin, ndaj Dua zgjodhi momente po aq të veçanta për të uruar gjysmën e saj.

Një foto e Anwar-it me qenin ishte e para që këngëtarja ndau në InstaStory, teksa shkroi: “Të dua Anwar! Gëzuar 2 vite”

Fotoja e dytë ishte një pozë në çift, ku të dyve i shkëlqenin sytë nga dashuria.

Së fundmi po përflitet se Dua Lipa mund të vijë së shpejti për një koncert në Shqipëri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar ditën e sotme një foto në Instagram me dy prindërit e artistes, Dukagjin dhe Anesa Lipën.

“Diçka po gatuhet në Tiranë me Dukagjin dhe Anesa Lipën. Bëhuni gati”, shkruan Veliaj përkrah fotos.

Kështu të gjithë kanë nisur të mendojnë se ata mund të jenë ndërmjetësit për të siguruar një kocert ekskluziv nga artistja me origjinë shqiptare në Tiranë. Më herët, Dukagjin Lipa është shprehur se festivali “Sunny Hill”, i cili organizohet prej tij dhe Duas në Kosovë, mund të mbahet edhe në Shqipëri. Ky mund të jetë projekti i ardhshëm për të cilin flet Veliaj, megjithatë me kalimin e kohës presim të mësojmë më tepër detaje.

(Kosova Sot Online)