Labinot Tahiri ka vendosur: Do të këndojë gratis!

  • A.P /
  • 15 June 2021 - 15:55
Labinot Tahiri ka vendosur: Do të këndojë gratis!

Labi ka gëzuar maturantët me njoftimin e fundit.

Këngëtari Labinot Tahiri me anë të një postimi në Instagram, ka dhënë një lajm të mirë.

Artisti bëri të ditur se së shpejti do t’i gëzojë maturantët e gjithë Kosovës, duke kënduar gratis për ta në maturë.

Ai tha se ka mbajtur mbi 200 mbrëmje humanitare, kurse në diskutim me shokët e grupit ka marrë një vendim.

“Një ditë e mbarë për të gjithë. Se shpejti do ti gëzojë të gjithë maturantët e KOSOVËS. Zemra e madhe  nuk u krijua nga pasuria, paraja apo nga kapadailleku, por u krijua kur e kujton se ndokush në jetë të ka gëzuar kur të ka bërë nje zgjidhje apo përkrahje! Ato mos i harro dhe vazhdo ti e unë e të gjithë të gëzojmë shpirta… Ju e dini që nga ana ime janë dhuruar mbi 200 mramje humanitare, tani ne diskutim me shokët e grupit dhe njerëzit e ngushtë shpresoj se do ta bëjë mrekullinë e radhës për të rinjtë. ZOTI JU BEKOFTË”, shkruan Labi.

Ky njoftim vjen pak kohë pasi u dha lajmi për lejimin e mbrëmjes së maturës. 

Image


(Kosova Sot Online)