MC Kresha tregon se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”

  • A.P /
  • 16 qershor 2021 - 17:13
MC Kresha tregon se për cilën kombëtare bën tifo në “EURO 2020”

Këngëtari, Kreshnik Fazliu i njohur me nofkën “MC Kresha” është shumë i apasionuar pas sporteve, së fundmi ai ka qenë i ftuar në një emision sportiv, ku ka treguar edhe njëherë që është një adhurues i madh i futbollit dhe ka analizuar disa raste të kombëtareve që po marrin pjesë në Kampionatin Evropian.

Ndër të tjera, Kresha ka zbuluar që në këtë ‘EURO2020’, është tifoz i kombëtares së Turqisë.

Kujtojmë se para disa kohëve në media qarkulloi një lajm se reperi do të linte muzikën për t’iu përkushtuar besimit të tij fetar, shkak i këtyre lajmeve u bë një fotografi që hoxha Fatmir Latifaj publikoi në rrjete sociale me reperin pas faljes së namazit të xhumasë në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë.

Mirëpo sipas “Prive” ky lajm nuk është aspak i vërtetë, sepse Kresha po vazhdon të punojë për projektet e reja muzikore. Nuk është diçka e re dhe e papritur falja e xhumasë nga ana e reperit, sepse gjithmonë ai ka qenë një besimtar i devotshëm i fesë myslimane.

Më herët vetë reperi ka pranuar se do e lërë muzikën, pasi ka vite që është pjesë e industrisë dhe me kalimin e kohës duhet t’ju lërë hapësirë talenteve të reja. Në një intervistë të dhënë pak vite më parë, Mc Kresha u shpreh se nuk i duket normale që ai të merret me hip-hop pasi të bëhet baba me shumë fëmijë.

“Muzika hip-hop duhet të dalë unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ e djali im ta dëgjojë, ndërkohë që është 20 vjeç për shembull. Ideja është që nëse bëhem me familje, nuk do mundem të jem prindi i duhur për fëmijët e mi. Dhe për mua është shumë e rëndësishme. Është gjëja më e rëndësishme në botë të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë”, shpjegoi Mc Kresha.

(Kosova Sot Online)