Edhe Angelina Jolie është rikthyer tek ish-bashkëshorti? Ja veprimet e dyshimta të aktores së njohur

  • 17 June 2021 - 12:02
Edhe Angelina Jolie është rikthyer tek ish-bashkëshorti? Ja veprimet e dyshimta të aktores së njohur

Angelina Jolie po i shton gjithnjë e më shumë dyshimet se është rikthyer me ish-partnerin e saj, Jonny Lee Miller.

Ajo është fotografuar dy herë duke shkuar në apartamentin e tij, ku një herë shihet me një shishe vere në dorë, dhe së fundmi është fotografuar me fëmijët e saj pranë apartamentit, shkruan “Daily Mail”.

Duke qenë se Jolie për momentin është beqare, e zhytur ne procedurat komplekse dhe të vështira të divorcit me Brad Pitt, nga ana tjetër edhe Jonny Lee Miller është beqar, kështu të gjithë po dyshojnë se shkëndijat mes tyre janë rindezur.

Jolie dhe Miller dolën bashkë në vitin 1995 gjatë xhirimeve të filmit “Hackers” dhe u martuan në 1996-ën, dhe u divorcuan në 1999.

Jolie dhe Miller kanë mbetur miq të mirë gjatë këtyre viteve. Aktorja dikur ka thënë se divorci nga Miller, ishte ndoshta gjëja më idiote që kishte bërë ndonjëherë.

(Kosova Sot Online)