Kemi një lajm fantastik për të gjithë nostalgjikët dhe fansat e Taylor Swift!

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 09:23
Kemi një lajm fantastik për të gjithë nostalgjikët dhe fansat e Taylor Swift!

Taylor Swift është personifikim i fjalës sukses, e cila gjatë karrierës së saj ka arritur të shënojë rekorde të njëpasnjëshme.

Së fundmi artistja ka lajmëruar se shumë shpejt do të ribotojë albumin e saj të vitit 2012 “Red”,i cili do të publikohet me 19 nëntor të këtij viti.

Albumi përmban këngë të tilla si “We Are Never Ever Getting Back Together”, “I Knew You Were Trouble” dhe “Red”. Në total do të jenë gjithsesej 30 këngë, dhe njëra nga ato do të jetë 10 minuta e gjatë.

Lajmi i ribotimit të “Red” u publikua me rastin e ditëlindjes së 40-të, të investitorit të mediave Scooter Braun, i cili shiti të drejtat kryesore të gjashtë albumeve të para të Swift, kompanisë private “Shamrock Holdings” në fund të vitit 2020.

Versioni origjinal i albumit përfshinte bashkëpunime me Max Martin, Gary Lightbody dhe Ed Sheeran.

Së fundmi ajo po bëhet gati të kthehet në ekranin e madh. Sipas mediave të huaja, Swift do të shfaqet në filmin me metrazh të gjatë të David O. Russell. Në projektin që tashmë ka përfunduar prodhimin, luan Margot Robbie, Christian Bale dhe John David Washington.

Këngëtarja ka luajtur në filmat “Cats” 2019, “Valentine’s Day” apo “The Giver”. Kohët e fundit, Swift fitoi çmimin për albumin më të mirë të vitit në Grammy. “Folklor” ishte albumi më i shitur në vitin 2020.

(Kosova Sot Online)