Miranda&Mentori 23 vjet martesë përplot lumturi

  • A.P /
  • 17 June 2021 - 20:18
Miranda&Mentori 23 vjet martesë përplot lumturi

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Miranda Hashani, ndër vite i ka falur muzikës shqipe shumë këngë të cilat i kanë mbijetuar kohës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë javë, këngëtarja ka festuar 23 vjetorin e martesës dhe këtë moment e ka kujtuar përmes disa fotografive të postuara në llogarinë e saj sociale, derisa ka shkruar: Sot, para 23 vitesh ❤.


Këngëtarja e njohur së bashku me trajnerin e futbollit Mentor Miftari, janë çifti shembull, derisa pasuria dhe lumturia më e madhe për ta janë: Deti dhe Doni që ia mbushin ditët plot lumturi.

Urime Miranda&Mentor.

Image


(Kosova Sot Online)