Ju prezantojmë reperin shqiptar që pritet të shkëlqejë në estradë

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 14:00
Ju prezantojmë reperin shqiptar që pritet të shkëlqejë në estradë

Ai quhet në muzikë me emrin ENNTZ, por emri i tij i vërtetë mësojmë që është Ronaldo Burgu. Eshtë i ri në botën e muzikës por shihet me mjaft stil e të ardhme në muzikën hip-hop, drill. Djaloshi që ka nisur jetën në Londër duke e braktisur Greqinë ku jetoi gjatë, mësojmë se vendlindja e tij është Kruja, e origjina e tij Bulqiza.

 

Ky projekt është kënga e tij e parë që e solli më datën 18 qershor, pikërisht në kohën kur ai mbushi një vit që jetonte në Angli. Për këngën reperi shqiptar ka bashkëpunuar me studion muzikore Radical Records nën drejtimin e Xhenty. ENNTZ na ka treguar se megjithëse jeton larg ai e ndjek dhe dëgjon muzikën shqiptare, ndërsa si fillim ai don të njihet nga origjina e tij nga bota shqiptare dhe kjo i mjafton.

Talenti i djaloshit ka spikatur që kur ishte 14 vjeç duke shkruar muzikë, ndërsa kënga ardhur me klip ka nisur të pritet mjaft mirë ku brenda 3 ditëve mori mbi 50 mijë klikime, ku edhe ju mund ta ndiqni më poshtë.

(Kosova Sot Online)