Cara Delevingne flet për operacionet plastike dhe ka një thirrje për gjithë personazhet e famshëm

  • E.K /
  • 23 June 2021 - 14:17
Cara Delevingne flet për operacionet plastike dhe ka një thirrje për gjithë personazhet e famshëm

Cara Delevingne ka pranuar se ajo ka dashur të bëjë një ndërhyrje në gjoks që kur ishte në një moshë të re. Modelja 28-vjeçare ka shpjeguar se ajo ka qenë shumë afër një operacioni plastik, por më vonë ndërroi mendim duke menduar se nuk do ishte e drejtë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi Cara tha se ka disa standarde bukurie të paarritshme, për të cilat të rinjtë duhet të jenë më të vetëdijshëm. Gjatë intervistës së saj, Cara shpjegoi se ajo e sheh seksualitetin e saj si një ‘lavjerrës’ që lëkundet vazhdimisht, por ajo është më komode se kurrë.

“Që kur kam qenë fëmijë mendoja rë bëja një ndërhyrja në gjoks sepse ato nuk ishin të barabartë. Isha shumë afër këtij mendimi dhe fatmirësisht ai momenti kaloi. Do të ishte një problem i madhe, sepse mendoj se vajzat e reja ose djemtë e rinj duhet të dinë se disa gjëra nuk arrihen në mënyrë natyrale. Ky është modeli i shkencës moderne dhe kjo është ok, por ajo çfarë e bën më të trishtueshme është se njerëzit nuk mund të flasin për të”, tha Ciara, teksa ju bëri thirrje personazheve të famshme që kanë bërë operacione plastike që të tregohen të sinqertë me fansat e tyre.

Gjithashtu ajo nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të bëjë dhe vetë një ndërhyrje duke u shprehur:”Mezi po pres të bëj diçka”.

(Kosova Sot Online)