“Biseksuale për më shumë se dy dekada”- Meghan Fox habit me deklaratën e saj

  • 29 June 2021 - 11:52
“Biseksuale për më shumë se dy dekada”- Meghan Fox habit me deklaratën e saj

Megan Fox ka realizuar disa poza provokuese me rastin e muajit të komunitetit LGBTQI.

35-vjeçarja ka postuar dy fotografi shumë të seksi të saj. Në të parën shfaqet e shtrirë, ndërsa në të dytën ka theksuar thonjtë, të cilët i ka në ngjyra të ndryshme, shkruan “People”.

“Vendosja e B në #LGBTQIA për më shumë se dy dekada,” shkroi modelja krahas fotove.

Pas këtij postimi, komentet dhe propozimet në rrjete sociale për Megan biseksuale nuk kishin fund.

Fox deklaroi për herë të parë se është biseksuale në vitin 2009. Në atë kohë, ajo ishte në një marrëdhënie me shumë ulje e ngritje me Brian Austin Green.

Megjithëse thuhet se e kishte pranuar se tërhiqej nga gratë, ajo gjithashtu pohoi se do të kishte marrëdhënie seksuale vetëm me lezbiket.

Në atë kohë, aktorja e ‘Transformers 1’ tha: “Unë nuk kam asnjë pyetje në mendjen time nëse jam apo jo biseksuale. Por jam edhe hipokrite. Unë kurrë nuk do të dilja me një vajzë që ishte biseksuale, sepse kjo do të thotë se ata gjithashtu flenë me burra, dhe burrat janë aq të ndyrë sa që unë kurrë nuk do të doja të flija me një vajzë që ka fjetur me një burrë.”

Në të njëjtin vit, Fox gjithashtu tha se ishte fanse e madhe e Angelina Jolie dhe do të donte të dilte me të. Ajo deklaroi: “Sa herë që përfundon një lidhje, unë them: ‘Nëse do të isha e dashura e Angelina-s, do të isha kaq e lumtur’. Unë e dua Angelinën.

Ajo është dikush që unë e admiroj dhe e shikoj shumë lart. Ajo është aktorja ime e preferuar në Hollywood. Thjesht e dua për faktin që është tepër e sinqertë dhe ndjej që nuk ka frikë të jetë vetvetja. Ajo tregon saktësisht se çfarë ka në mendje”.

(Kosova Sot Online)