Jill Biden arriti ta bëj atë që Melania Trump nuk e bëri për një mandat të plotë

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 17:53
Jill Biden arriti ta bëj atë që Melania Trump nuk e bëri për një mandat të plotë

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gruaja e presidentit amerikan Joe Biden, Jill, u shfaq në kopertinën e revistës amerikane të modës “Vogue” në edicionin e korrikut.

Në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë përpara Zyrës Ovale, Annie Leboëitz, fotografja e famshme amerikane e portreteve, fotografoi zonjën e parë me një fustan të kaltër të errët me një model lulesh të markës “Oscar de la Renta”.

Gjatë intervistës, Jill tha për “Vogue” se vendi filloi të merrte frymë pasi ajo u çlirua nga Trump.

Pas Hillary Clinton dhe Michelle Obama, Jill u bë gruaja e tretë e një presidenti që pozoi për këtë kopertinë shumë shpejtë pasi mori mandatin burri i tyre.

Fakti që Melania Trump nuk pati sukses as gjatë gjithë mandatit të saj sigurisht që ngriti pluhur. Adhuruesit e modës, por edhe adhuruesit e Melania Trump, pyesin veten pse ndodhi kjo.

(Kosova Sot Online)