Butrint Imeri feston ditëlindjen, kjo është dhurata me çmimin marramendës që iu dhurua

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 09:57
Butrint Imeri feston ditëlindjen, kjo është dhurata me çmimin marramendës që iu dhurua

Mbrëmë sapo u shënua ora 00:00, u publikua bashkëpunimi i këngës “Dale” nga treshja – Butrint, Ledri dhe Kida.

Mirëpo, jo rastësisht kjo këngë u publikua në këtë orë pasi Butrint Imeri ka festuar ditëlindjen e tij të 25-të.

Po ashtu, nuk mungoi festa me miqtë e tij, ku pjesëmarrës ishin edhe artistë, koleg e familjar të Butrinit.

E veçanta e kësaj natë përveç këngës së re ishte edhe dhurata e madhe që iu bë atij.

Burtrinti u surprizua me një “Mercedes G Brabus”, ku momente e ditëlindjes i ka publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Vlera e dhuratës kap një çmim marramendës që sillet mbi 350 mijë euro.

(Kosova Sot Online)