Rritet pasuria e Dua Lipes

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 17:40
Rritet pasuria e Dua Lipes

Albumi i saj u publikua në fillim të pandemisë dhe ndihmoi të ardhurat e firmës të rriteshin në 14 milion euro.

Shitjet e albumit të Dua Lipa’s vitin e kaluar kontribuan në fitimet e krahut irlandez të gjigandit të muzikës ‘Warner Music’ duke i dyfishuar fitimet në 1.8 milion euro,

 

Albumi global u publikua në fillim të pandemisë Covid-19 në mars të vitit të kaluar dhe ai kontribuoi në të ardhurat në Warner Music Ireland Ltd duke u rritur me 14.75 përqind nga 12.37 milion në 14.2 milion euro në 12 muajt deri ka fundi i shtatorit të kaluar.

Kompania regjistroi fitime pas taksave prej 1.54 milion euro pasi kishte paguar taksën e korporatës prej 253 mijë euro.

Një ndarje e të ardhurave tregon se shitjet e drejtpërdrejta u rritën me 17 përqind në 13.2 milion euro ndërsa të ardhurat nga honoraret dhe tarifat e licencës ranë 6% nga 1.02 milion euro në 960 milion euro.

Image

Numrat e punësuar nga kompania u rritën nga 11 në 12 ndërsa kostot e personelit u rritën nga 949 mijë euro në 990 mijë euro

Pagesa për drejtorët, përfshirë kontributet e pensioneve u rrit nga 368 mijë euro në 376 mijë euro.

Në fund të shtatorit të kaluar, kompania kishte grumbulluar fitime prej 4.63 milion euro.

(Kosova Sot Online)