Dafina Zeqiri pozon ‘topless’ pasqyrës dhe duket mjaft sensuale

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 10:49
Dafina Zeqiri pozon ‘topless’ pasqyrës dhe duket mjaft sensuale

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është duke shijuar një verë plot me koncerte dhe performancat e saj arrijnë të mbledhin shumë fansa rreth vetes.

Ajo gjithashtu ka nxjerr në treg disa projekte muzikore, një këngë solo dhe një bashkëpunim, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Dafina, vazhdon të jetë një nga artistet e cila shtë shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke ndarë video dhe foto nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ajo ka ndarë në Instastory një fotografi mjaft provokuese të vetes, ku shfaqej para pasqyrës.

Ajo kishte të veshur një sako të zezë, pa reçipeta, duke bërë që dekolteja e saj e hapur të vihej në pah.

Në të njëjtën kohë, Zeqiri vuri në pah edhe tatuazhin e saj të realizuar në gjoks, i cili është një shqiponjë dhe figurë gjeometrike e përbërë prej disa trekëndëshave dhe dukej mjaft sensuale.

(Kosova Sot Online)