Gigi Hadid i ka dy fjalë për vajzën e saj

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 18:57
Gigi Hadid i ka dy fjalë për vajzën e saj

Gigi Hadid ka postuar një lutje publike mbi privatësinë e vajzës së saj.

Supermodelja 26-vjeçare ka kërkuar përmes Instagramit nga mediat, fotografët dhe faqet e admiruesve të tyre që të mbulojnë fytyrën e vajzës 9-muajshe në fotografitë që mund të qarkullojnë.

“Derisa fëmija jonë rritet duhet të kuptojmë se nuk mund ta mbrojmë atë nga çdo gjë ashtu siç do donim por mundemi ta bëjmë këtë sa është e vogël. Ajo dëshiron ta shoh botën”, ka shkruar Hadid.

Sipas saj, vajza është mësuar ta vë kokën dhe të merr rreze dielli, e edhe gjatë vizitave në New York ndodhë e njëjta gjë çka e bën më të vështirë për të dhe Zayn Malik, babai i vajzës, t’ia ruajnë privatësinë, shkruan People.

“Ajo nuk e kupton pse mbulohet në qytet ose prej çfarë dua ta mbrojë. Dua që ajo ta shoh qytetin më të bukur në botë”, shtoi ajo.


(Kosova Sot Online)