Kush ia ka thyer shtëpinë Rihannes!

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 20:20
Kush ia ka thyer shtëpinë Rihannes!

Shtëpia e Rihannas në Los Anxhelos thuhet se është thyer nga një person, rreth orës 7:00 të mëngjesit të fundjavës që shkoi.

Siç raporton TMZ-ja, shtëpia të cilën këngëtarja nga Barbadosi e kishte blerë në vitin 2017 për 6,8 milionë dollarë, është tentuar që të plaçkitet.

Fatmirësisht, në kohën kur ka ndodhur kjo Riri nuk ndodhej në shtëpi meqë këngëtarja ka kohë që e ka lëshuar atë me qira, në vlerë prej 35 mijë dollarësh në muaj.

Alarmi i shtëpisë së Rihannas është aktivizuar shumë shpejtë mirëpo derisa Policia ka arritur, i dyshuari ka arritur të largohej nga vendi i ngjarjes.

Themeluesja e “The Fenty Skin” posedon edhe një shtëpi tjetër në Beverly Hills në vlerë prej 13 milionë dollarë dhe disa prona të tjera.

Ndërkohë, siç raportohet, që nga 23 qershori, Rihanna është duke qëndruar me të dashurin e saj, reperin A$AP Rocky, në një hotel në Manhatan të New Yorkut.

(Kosova Sot Online)