Vjen lajmi nga Kim Kardashian

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 17:37
Vjen lajmi nga Kim Kardashian

Pasi Kim Kardashian njoftoi në fillim të kësaj jave se “KKW Beauty” do të mbyllet për një ‘riformulim’, e shumë fansa menduan se ky vendim ka të bëjë me divorcin nga Kanye, për shkak të mbiemrit West që ajo mbante kur ishte e martuar me reperin.

Një burim i afërt me Kardashian ka thënë për “Page Six” se nuk është aspak kështu.

Reperi e ka ndihmuar ish gruan e tij për riformulimin e markës.

“Vendimi i Kim për të riformuluar nuk ka asnjë lidhje me shkronjën ‘W’ në ‘KKW’ pas ajo nuk e ka ndryshuar emrin e saj ligjor dhe mban ende atë West”, tha burimi.

“Kardashin është jashtëzakonisht e lumtur për këtë fazë të ardhshme të karrierës së saj. Formulat e reja dhe madje edhe përvoja e blerjes për të qenë në gjendje të blini të gjitha kategoritë e bukurisë dhe kozmetikës nën një markë, në një faqe në internet ka qenë gjithmonë vizioni i Kim nga fillimi”, përfundoi burimi.

(Kosova Sot Online)