Dua Lipa në Top 3 Global Albums

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 16:42
Dua Lipa në Top 3 Global Albums

Dua Lipa po shënon suksese të njëpasnjëshme.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore marsin e vitit 2020-të ka lansuar albumin e saj “Future Nostalgia”.

Ky është albumi i dytë i Duas me gjithsej 11 këngë, të cilat i përkojnë pothuajse të gjitha stilit të viteve të 80’.

Për koleksionin e këngëve të albumit të saj këngëtarja është frymëzuar nga Kylie Minogue.

Ndërkohë që këngët po i pëlqehen shumë, vlen të theksojmë se sipas “Top Global Albums”, Dua është radhitur e treta duke lënë pas Justin Bieber dhe grupin e famshëm Weeknd.

(Kosova Sot Online)