Nuk duhet të prisni dhe shumë! Elvana Gjata zbulon detajet e bashkëpunimit me artistët ndërkombëtarë

  • E.K /
  • 21 July 2021 - 15:29
Nuk duhet të prisni dhe shumë! Elvana Gjata zbulon detajet e bashkëpunimit me artistët ndërkombëtarë

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” Elvana Gjata bëri të ditur disa ditë më parë se do të vijë shumë shpejt me një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Inna, artisten e shumë hiteve si “Amazing”, “Sun is up”, “Deja Vu” e shumë të tjera dhe me muzikantin e njohur me emrin Sickotoy.

Ky projekt mban titullin “Papa” dhe do të publikohet më shpejt nga ç’e prisnim. Ditën e sotme Elvana ka publikuar një pjesë të shkurtër nga kënga, si për t’ju treguar fansave se çfarë duhet të presin. Ajo shfaqet e veshur thuajse njësoj me Inna-n në çdo pjesë të videoklipit. Elvana ka zbuluar se kënga do të publikohet ditën e premte në 23 korrik. Duke ditur se sa të suksesshëm janë të tre artistët, mes siguri kjo këngë do të kthehet menjëherë në një hit veror.

Elvana Gjata ka qenë mjaft aktive në muzikë këto kohë dhe ky nuk është bashkëpunimi i vetëm i kësaj për këtë verë. Para 3 ditësh ajo publikoi duetin e parë me Yll Limanin, ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh. Në fakt ata i surprizuan të gjithë pasi publikuan jo një, por dy projekte muzikore, që menjëherë janë kthyer në këngët e preferuara për publikun.

“E di” dhe “Marre” titullohen këngët e reja të artistëve, që u vlerësuan jo vetëm për ritmin e bukur, por dhe videoklipet shoqëruese. Elvana dhe Ylli shfaqen të kuruar në detaje në videoklip, por pjesa më e bukur e tyre duket se ka qenë pas kamerave.

Ylli ndau dje në Instagram disa video, që janë xhiruar gjatë kohës që ata përgatiteshin për xhirimet e videoklipeve. Këngëtari shihet duke imituar Elvanën, teksa këndon dy këngët e saj shumë të njohura “Kunadhe” dhe “Loti”. Ky moment i ka bërë të gjithë për të qeshur, ndërsa Elvana me shaka i hedh duart në fyt Yllit.

(Kosova Sot Online)