Moni i 'Pro Bend' festë pas feste, 'qef pas qefi'

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 15:30
Moni i 'Pro Bend'  festë pas feste, 'qef pas qefi'

Frontmeni i grupit "Pro Band", Moni Rama, këto ditë ka arsye të ndjehet i lumtur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Nuk është fjala për ndonjë këngë të re, por sepse këto ditë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vizitë Monit i ka ardhur vëllau i tij, i cili për shkak të pandemisë, kishte kohë që s'kishte ardhur në Kosovë.

Përmes një fotografie, në llogarinë sociale, Moni i ka uruar mirëseardhje, duke ia ofruar një mikpritje të atillë që s'do ta harroj kurrë.
"Pro Band", vazhdon të jetë aktiv duke përformuar në dasma e mbrëmje muzikore.

Image

(Kosova Sot Online)