Dua Lipa i gëzohet fitores së Nora Gjakovës

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 16:57
Dua Lipa i gëzohet fitores së Nora Gjakovës

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën, pasi është e dyta brenda garimit në këto Lojëra Olimpike që po mbahen në Tokio.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique, duke siguruar kështu suksesin e saj më të madh në karrierën e saj prej një xhudisteje.

Suksesit të saj i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Ajo shpërndau në InstaStory postimin e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, ku krenohej me medaljen e dytë olimpike që Kosova fitoi në edicionin e sivjetmë të Lojërave Olimpike.

“Një tjetër medalje ari për Kosovën! Bravo Nora Gjakova”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e postimit të saj.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Lipa përndryshe gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Shqipëri, bashkë me familjen e saj dhe të dashurin, Anwar Hadid, ku kanë shijuar bukuritë e shtetit amë, teksa edhe janë takuar nga afër me Kryetarin e Tiranës dhe Kryeministrin Edi Rama.

Dua u shpreh krenare pak ditë më parë edhe për xhudisten tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, e cila i siguroi sivjet Kosovës medaljen e parë të artë në “Tikio 2020”.


(Kosova Sot Online)