Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pozojnë nga jahti luksoz

  • A.P /
  • 26 July 2021 - 17:55
Jennifer Lopez  dhe Ben Affleck pozojnë nga jahti luksoz

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se ndjehen nostalgjikë gjatë largimit të tyre romantik në Saint Tropez për 52-vjetorin e lindjes së Lopezit.

Çifti përsëri – të cilët kanë qenë duke u kënaqur në jahtin e tyre prej 130 milionë dollarësh të ankoruar pranë fshatit francez – u dhanë fansave një ‘rikthim’ nga e kaluara ndërsa pa dashje rikrijuan një skenë të famshme nga videoklipi i saj i vitit 2002, “Jenny From the Block”.

Affleck, 48 vjeç, ishte fotografuar duke vënë krem dielli në pjesën e pasme të famshme të së dashurës së tij, duke bërë kështu një skenë shumë të ngjashme me atë të klipit të JLo-së, shkruan DailyMail.

Këto fotografi vijnë pak pasi fansat symprehtë panë një fotografi të përshtatur të çiftit – të marrë nga fotografi legjendar Herb Ritts në vitin 2002.

Ndërkohë, burime pranë çiftit treguan se dyshja vazhduan festimet e ditëlindjes së Jenniferit deri në orët e hershme të mëngjesin.

Pasi fluturuan për në Rivierën Franceze me një avion luksoz privat, me gjasë një ‘Bombardier Global 7500’, me një kosto të vlerësuar prej rreth 200,000 dollarë, çifti shpejtuan për të shkuar në mega-jahtin luksoz prej 130 milionë dollarësh, të quajtur ‘Valerie’, në Mesdhe, ata u panë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime të ëmbla në kuvertën e jahtit.

“52”, deklaroi Lopez në një video të publikuar në Instagram, ku shfaqte me krenari figurën e saj trupore me bikini, ndërsa bënte lëvizje në kuvertën e jahtit.

Image


(Kosova Sot Online)