Me pushime në Shqipëri, Dua Lipa pozon në bregdetin e jugut, por fansat kanë një kërkesë për të

  • E.K /
  • 28 July 2021 - 15:00
Me pushime në Shqipëri, Dua Lipa pozon në bregdetin e jugut, por fansat kanë një kërkesë për të

Dua Lipa erdhi krejt papritur dhe pa lajmëruar në Shqipëri e mesa duket po e shijon në maksimum qëndrimin këtu. Ylli me famë botërore ndodhet aktualisht në Jug të vendit, ku dhe po kalon disa ditë të shkëlqyera.

Gjatë këtyre pushimeve, Dua nuk ka hezituar dhe ka publikuar poza mjaft tërheqëse në rrjetet e saj sociale. Artistja ka ndarë me të gjithë botën bukuritë e vendit tonë, por edhe pse fansave u kanë pëlqyer tepër këto imazhe, ato kanë një vërejtje për Duan.

Ndjekësit shqiptarë i janë drejtuar me një kërkesë të veçantë Duas duke i kërkuar që krahas fotove, të tregojë dhe vendndodhjen, në mënyrë që të promovojë Shqipërinë, pasi nuk e ka bërë diçka të tillë.

Kujtojmë se pas vizitës së saj surprizë në Tiranë, Dua Lipa shoqëruar nga i ati, Dukagjin Lipa ka dhënë një konferencë të përbashkët me kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ku të pranishëm kanë qenë edhe gazetarë.

“Me vjen mirë që sot kam mundësinë me “Sunny Hill”  dhe që mund të ndihmoj sado pak. Kjo është një mënyrë e vogël se çfarë mund të bëj nga ana ime. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, ka thënë Dua.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

(Kosova Sot Online)