Maluma e bën traditë të puthë në buzë fanset, tregon se a do ta bëjë edhe në Tiranë?

  • E.K /
  • 30 July 2021 - 15:09
 Maluma e bën traditë të puthë në buzë fanset, tregon se a do ta bëjë edhe në Tiranë?

Këngëtari Maluma është një ndër artistët më të njohur në botë për hitet e tij.

Ai së shpejti do të mbajë koncertin e tij në Tiranë që ishte shtyrë për shkak të koronavirusit dhe masave kufizuese për mbajtjen e koncerteve.

Në media janë duke qarkulluar fotografi dhe video që në turët e tij krahas performancave ai ka habitur duke puthur fanset në skenë.

Ai ka shpërndarë vidon e publikuar duke paralajmëruar që një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në koncertet e radhës.

Kjo na bënë të aludojmë se kjo mund të ndodh edhe në Tiranë.

Maluma do të mbajë koncertin e tij në kryeqytetin shqiptar vitin e ardhshëm me 14 mars në sheshin ‘’Nënë Tereza’’.

A do të tentojë të puthë edhe vajzat shqiptare mbetet të shohim, pasi që një gjë të tillë ai tashmë e ka paralajmëruar.

Kujtojmë që projekti i fundit i tij është “Sobrio” i realizuar dy javë më parë.

(Kosova Sot Online)