Për të gjithë dashamirët e muzikës rock rikthehet "Jericho"

  • A.P /
  • 30 July 2021 - 20:53
Për të gjithë dashamirët e muzikës rock rikthehet

Sonte në Prishtinë, konkretisht në sheshin "Zahir Pajaziti", për të gjithë dashamirët e muzikës rock, grupi i njohur "Jericho", do të përformojë live, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Prandaj të gjithë ata që të dëgjojnë këngë të bukura, mos e humbisni këtë rast.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova, në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Muzika e Jerichos është përzierje e muzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare e cila është karakteristikë e regjionit te Kosovës dhe Shqipërisë veriore. Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.

Përveç këngëve të lart përmendura, grupi “Jericho” njihet edhe për shumë këngë të tjera si: ''Zgjohu'', ''Tomlin e nonës'', ''Kur do t’pushojë kjo kangë'', ''Albanian Rhapsody'' e shumë të tjera. Tani anëtarët e grupit janë në përgatitje të albumit më të ri të tyre.


(Kosova Sot Online)