Bëhuni gati për një super hit! Dafina Zeqiri bashkon forcat me Lyrical Son

  • E.K /
  • 31 July 2021 - 14:56
Bëhuni gati për një super hit! Dafina Zeqiri bashkon forcat me Lyrical Son

Mbrëmjen e djeshme, Dafina Zeqiri dha një lajm mjaft të bukur për të gjithë fansat e saj. Teksa po digjte atmosferën në qytetin e Vushtrris na informoi për bashkëpunimin me Lyrical Son. Padyshim që nga një bashkim forcash i tillë do të vijë një tjetër hit veror.

Po ashtu, Dafina dhe Arilena kanë paralajmëruar këngën e tyre më të re. Më herët, Arilena postoi një foto të saj, përkrah së cilës shkroi “Thirre…”, që mban një pjesë të titullit të këngës me Dafinën. Ndërsa kjo e fundit i ka komentuar Arilenës poshtë fotos: “Ma mirë shko…”.

Nga këto postime e komente, kuptohet se kënga mes dy vajzave mund të vijë më shpejt nga ç’e prisnim dhe ne mezi po presim të dëgjojmë se çfarë kanë përgatitur.

Nga ana tjetër, Lyrical Son dhe Mc Kresha u rikthyen me një bashkëpunim mas shumë kohësh mungese në muzikë.

“A ju ka marrë malli? Nesër, Mc Kresha dhe Lyrical Son – Dilem Jashtë”, shkruan Lyrical Son përkrah një postimi në Instagram.

Kënga mban titullin “Dilem Jashtë” dhe u prit mjaft mirë nga publiku.

Kujtojmë se kënga e fundit e tyre ka qenë “Ajo po don”, që u publikua në korrik të vitit të shkuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

(Kosova Sot Online)