Po na e mbante të fshehtë, zbulohet identiteti i të dashurit të Tea Trifonit

  • E.K /
  • 31 korrik 2021 - 15:35
Po na e mbante të fshehtë, zbulohet identiteti i të dashurit të Tea Trifonit

Para disa ditësh, Tea Trifoni foli publikisht për lidhjen e saj të re dhe djalin që i ka fituar zemrën. E ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”, Tea rrëfeu se partnerin e ka njohur rastësisht me Fation Kuqarin dhe se ai është një djalë i thjeshtë i panjohur për publikun.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.

Ajo shtoi se përshtypje i bën komplimentet që mori për karakterin dhe inteligjencën e jo nga ato të zakonshmet që merr për sytë. Gjithashtu Tea tregoi se ata kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë me njëri-tjetrin.

Më herët, “iconstyle.al” siguroi foton dhe videon e parë të çiftit. Teksa shijonin mbrëmjen në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre, pas daljes nga aty janë fotografuar bashkë të kapur për dore. Siç duket Tea ndjehet shumë komode në lidhjen e saj të re, aq sa nuk ka frikë të dalë hapur përkrah partnerit të saj.

Madje vetë ajo postoi në Instagram një foto me partnerin, ku shihej vetëm një pjesë e vogël e trupit të tij.

Së fundmi detaje të reja kanë dalë në dritë. Sipas “afterparty.al”, emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur!

Po ashtu edhe varësja është po e njëjtaa. Një detaj tjetër që bien në sy është se Enkeleo ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi.

(Kosova Sot Online)