Nëna e Rita Orës publikon fotografi atraktive në bikini

  • E.K /
  • 04 August 2021 - 15:27
 Nëna e Rita Orës publikon fotografi atraktive në bikini

Prindërit e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera dhe Besnik Sahatçiu – Ora, pushimet e tyre të verës po i kalojnë në Ulqin.

Ata po i shijojnë ditët e nxehta në lagunën e Lumit Buna, aty ku edhe familja posedojnë një shtëpi private.

Vera e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me fansat e saj disa fotografi të reja nga pushimet.

Fillimisht ajo pozoi me një palë bikini njëpjesëshe në brigjet e lumit, teksa vuri në pah linjat e saj atraktive trupore.

Vitaliteti i saj dhe të qenurit në top formë, ka bërë që Vera të duket ndryshe dhe më në top formë, ani pse i ka kaluar të pesëdhjetat.

“Pjesa më e mirë e ditës, duke krijuar kujtime”, shkroi psikiatrja Sahatçiu në mbishkrimin e fotografive.

Në imazhet e radhës, ajo u shfaq në mes të gjelbërimit me një palë bikini bojëqielli, ndërsa gjithashtu theksonte vijën e saj të trupit.

“Kopshti i Besnikut në shtëpinë tonë verore, bravo i dashuri im për përpjekjen”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografive pasuese.

Foto: Vera Ora/Instagram

(Kosova Sot Online)