Pas arrestimit të burrit në pushime, Angela Martini merr këtë vendim

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 23:23
Pas arrestimit të burrit në pushime, Angela Martini merr këtë vendim

Bashkëshorti rumun i Angela Martinit, Dragos Savulescun u arrestua në Greqi nga autoritetet të cilat kanë nisur procedurat e ekstradimit drejt Rumanisë.

Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për një dëm me shifra prej miliona eurove shkaktuar shtetit rumun, por me një vendim tërësisht paradoksal, ai mundi të qëndrojë i lirë në Itali, sepse një gjykatë në Napoli refuzoi ekstradimin.

Por, pushimet i kanë kushtuar kësaj radhe.

Mediat në Greqi raportuan se shkas për arrestimin e tij u bënë postimet e Angelas që në kohë reale se ajo ndodhej bashkë me burrin e saj dhe miq të familjes në Greqi.

Portali rumun G4Media.ro ka publikuar edhe foton që mendohet se është bërë shkak për pikasjen nga policia ku bashkëshorti i Martinit që pozon në plan të parë duket në sfond.

Image

(Kosova Sot Online)