Fansat mbesin të shokuar nga ndryshimet e shumta të Kylie Jennerit në moshë të re

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 12:09
 Fansat mbesin të shokuar nga ndryshimet e shumta të Kylie Jennerit në moshë të re

Kylie Jenner festoi të martën 24 vite jetë.

Miliarderja më e re në moshë në botë vendosi që në ditëlindjen e saj të 24-të të publikojë disa fotografi në Instagram, për të treguar figurën e saj trupore, e veshur me një fustan të gjelbër të hollë.

“Urime për 24”, shkroi sipërmarrësja në mbishkrimin e fotografive, ku ajo dukej mezi e dallueshme nga koha kur u shfaq për herë të parë në “Keeping Up with the Kardashians”, shkruan DailyMail.

Ndërsa shumë fansa nxituan t’i urojnë Kyliet ditëlindjen, disa u mrekulluan nga fakti se sa ndryshe duket ylli me kalimin e viteve.

Një nga ndjekësit e saj nuk duroi sa i shkroi asaj një koment ku shprehej: “Ju keni ndryshuar aq shumë”.

Motra Kim Kardashian gjithashtu postoi një seri fotografish nga e kaluara për të festuar ditën e madhe të Kyliet.

“Gëzuar ditëlindjen për këtë!”, shkroi ajo. “Te dua shume! Ti gjithmonë do të jesh motra ime dhe unë jam këtu për ty pa marrë parasysh çfarë”.

Në këto fotografi të së kaluarës, Kylie duket shumë ndryshe krahasuar me fotografitë që publikon para 256 milionë ndjekësve në Instagram.

Kylie vazhdimisht ka tronditur fansat me pamjen e saj të ndryshueshme dhe ka pranuar se kishte vënë mbushës në buzë kur ishte vetëm 15 vjeçe, duke thënë në atë kohë:

“Është thjesht një pasiguri e imja dhe është ajo që doja të bëja”.

(Kosova Sot Online)