Ja çfarë pune bënte Ava Max para se të bëhej e famshme

  • E.K /
  • 12 gusht 2021 - 09:26
Ja çfarë pune bënte Ava Max para se të bëhej e famshme

Këngëtarja shqiptare, Ava Max është një prej emrave më të njohur të muzikës në botë, e cila nuk ngurron aspak ta tregojë kudo me krenari origjinën e saj shqiptare.

Së fundmi, ajo ka treguar për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, si ka qenë jeta e saj para se të bëhej e famshme.

Artisja ka rrëfyer se është përpjekur që të bëjë një punë normale në SHBA si gjithë të tjerët, por që i ka rezultuar pa sukses. Ava tregoi se e dinte se do bëhej këngëtare dhe kjo ishte ajo që donte pasi asnjë punë tjetër nuk e bënte si duhej.

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshme me orar 9:00-17:00. Më pas më pushuan nga puna pasi nuk isha shumë e mirë në atë që duhet të bëja. Provova të punoja si recepsioniste e një salloni estetik, por më pushuan pasi isha e dobët në matematikë sepse duhet të bëja shumë llogaritje. Matematika nuk isha arma imë më e fortë”, u shpreh këngëtarja.

Më pas, ajo ka treguar se filloi punë si shitëse pjastrash në një qendër tregtare. Ajo e përshkruan këtë si përvojë pune argëtuese, por iu desh ta linte punën pasi kritikohej gjithmonë nga shefi i saj sepse shkonte me vonesë në punë dhe me një kapuçino në dorë.

(Kosova Sot Online)