Estravagante si Ava

  • A.P /
  • 12 August 2021 - 15:30
Estravagante si Ava

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koci, ka arritur një sukses të madh me hitet e saj, të cilat numërojnë mijëra klikime në Youtube. Po ashtu, ajo ka kapur vendet e para në top lista.

Së fundmi, Ava ka dhënë një intervistë për revistën “Uproxx” në rubrikën “How i blew up”, ku ka folur për jetën e saj para famës. Këngëtarja ka treguar se fillimisht ka tentuar të bëjë një punë të zakonshme, por pa sukses.

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshme me orar 9:00-17:00. Më pas më pushuan nga puna pasi nuk isha shumë e mirë në atë që duhet të bëja. Provova të punoja si recepsioniste e një salloni estetik, por më pushuan pasi isha e dobët në matematikë sepse duhet të bëja shumë llogaritje. Matematika nuk isha arma imë më e fortë”, ka rrëfyer Ava.

Image


(Kosova Sot Online)