Pozat e mrekullueshme të Beatrix Ramosajt në bikini

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 13:19
Pozat e mrekullueshme të Beatrix Ramosajt në bikini

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka qenë prej kohësh duke shijuar pushimet në disa nga vendet më të frekuentuara në Shqipëri.

Artistja shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, gjersa komentohet për thuajse çdo paraqitje.

Ajo së fundmi ka ndarë një koleksion me bikini, duke treguar disa nga momentet më të mira të udhëtimit luksoz.

Bukuroshja, e cila numëron 519 mijë ndjekës vetëm në Instagram, u komplimentua për secilën pozë.

E njëjta po shijon në masë të madhe verën pavarësisht rikthimit në muzikë e skenë pas një kohe të gjatë.

Beatrix përndryshe nuk ka qenë aktive me ndonjë koncert apo mbrëmje muzikore, duke qenë se viteve të fundit ishte më e tërheq.

(Kosova Sot Online)