Edhe me protesta gjithë popullore kundër uzurpimit kriminal të Sistemit të Drejtësisë nga SHIK-u ilegal e kriminal!

Edhe me protesta gjithë popullore kundër uzurpimit kriminal të Sistemit të Drejtësisë nga SHIK-u ilegal e kriminal!

Gani Qarri

  • 13 August 2021 - 13:08

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Mjerisht, qysh nga momenti që nuk është vepruar dhe dëshmuar asnjë reagim adekuat ligjor, kundër autorëve të akteve të krimit të organizuar si ato që së fundi u shfaqën përmes publikimit të audio-incizimeve, padyshim që do duhej të ngriheshin në protesta gjithë popullore vet qytetarët e Kosovës, kundër mosveprimit të KPK-së dhe KGJK-së, e jo të mjaftohen vetëm me kritikat nga Ministria e Drejtësisë, sado të ashpra qofshin ato kritika.

-Kjo heshtje e organeve mbikqyrëse të sistemit të drejtësise dëshmon se nëse nuk futet urgjentisht VETTINGU i thellë dhe rrënjësor në të gjithë sistemin prokurorial dhe atë të drejtësisë, besimi i qytetarëve të Kosovës, jo vetëm që do të bie për tokë sa i takon prokurorisë e gjyqësisë së kapur vendore, por edhe vet Qeverisë Kurti, e cila në pushtet ka ardhë me premtimin se do ta luftojë dhe çrrënjosë krimin e organizuar të ngulitur nga partitë e krimit të organizuar dhe SHIK-u ilegal në Kosovë, do të shihet me dyshim dhe sy kritik nga qytetarët.

Ndaj vërejtjet e zonjës Haxhiu,në asnjë mënyrë, nuk duhet të përfundojnë vetëm me një shprehje të thjeshtë shqetësimi për "heshtjen mortore" të KPK-së dhe KGJK-së, lidhur me këtë akt makabër e teper kriminal, por të pasojë një reagim i njëmendtë i shoqëruar me veprime konkrete shtetërore nga Ministrja e Drejtësisë, për ndërmarrjen e masave adekuate ndaj mosveprimeve ne zbatim te ligjit e ligjshmerise të KPK-s e KGJK-s dhe vënien në bankën e të akuzuarve sa më parë të të gjithë autorëve të cekur në dosjen kriminale të përgjimeve të shfaqura publikisht, përfshi edhe figurat udhëheqëse të KPK-së e KGJK-së, për mos veprim, keqpërdorim të pozitave zyrtare dhe neglizhim të qellimshem te ligjit.

Përndryshe heshtja e skandalit në fjalë nga institucionet përkatëse ligjore edhe de fakto po vërteton kapjen e institucioneve ligj zbatuese të drejtësisë si jane KPK-ja dhe KGJK-ja nga nëntoka kriminale e cila realisht është instaluar ne fillim qysh nga QPK-ja dhe SHIK-u ilegal, qysh nga paslufta në Kosovë.

Ndaj sado që Ministrja Albulena Haxhiu ka kritikuar ashpër këto dy instanca duke deklaruar se nga Ministrja e Drejtësisë, pas “heshtjes mortore”, të KPK-së dhe KGJK-së, nuk mund të mbështeten më, këto institucione dhe as ata prokurorë e gjyqtarë të cilët mbrojnë në heshtje dhe amnistojnë publikisht krimin e organizuar duke shkelur Ligjin nga vet zyrtarët me pozitat më të larta në sistemin e kapur e te kalbur të drejtësisë së kapur nga partitë e inkriminuara te udhehequra nga SHIK-u illegal dhe nëntoka kriminale!!!.

Dhe siç thotë me të drejtë edhe vet zonja Haxhiu, në momentin kur nuk ka reagime, as për rastet e shfaqura me emra, me fakte dhe argumente, si ato të publikuara me audio-incizimet e shfaqura publikisht, padyshim që, jo vetëm se duhet të kritikohen sa më ashpër dhe të mos mbështeten nga asnjë institucion, por nga Ministria e Drejtësisë” kërkohet të ndërmerren urgjentisht masat më të rrepta ligjore, përballë shkeljeve dhe skandaleve me të cilat jemi përballur ditëve të fundit, si ato të shfaqura me audio-incizimet.

Për aq më tepër, përveç paralajmërimit për distancim dhe izolim, KPK e KGJK, në përbërjen aktuale dhe shkelësit e bërë publik të ligjit, duhet të ndëshkohen sa më rëndë, edhe për faktin se siç shprehet vet zonja Haxhiu, Qeveria aktuale është zotuar para popullit që do ta kthejë besimin e te gjithe qytetarëve në prokurorinë e shtetit dhe sistemin e drejtësisë se kapur", nga krimi i organizuar dhe nëntoka kriminale e krijuar dhe mbështetur në vijimësi nga partitë e inkriminuara dhe ish pushtetarët e kriminalizuar për dy dekada me radhë.

Kështu që paralajmërimi nga zonja Haxhiu për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, se ne këto përbërje që janë sot, nuk do ta kenë mbështetjen e MD-së, është shumë i drejtë dhe plotësisht i arsyeshëm, në rast se ato nuk duan të punojnë për kthimin e besimit dhe te dinjitetit të qytetarëve te Kosoves në institucionet e drejtësisë, si dhe nuk veprojnë për rivendosjen e rendit dhe zbatimin e ligjit në vend, duke tentuar ta lejojnë edhe më tej vijimësinë e krimit të organizuar që shihet qartë se tash e sa kohë, ka kapur te dy keto institucionet më relevante të sistemit te drejtësisë sic jane KPK-ja dhe KGJK-ja, dhe atë për afro 15 viteve me radhë nga partitë e inkriminuara dhe SHIK-u ilegal!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"