Jennifer Lopez fshin çdo të dhënë nga Alex Rodriguez

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 18:10
Jennifer Lopez fshin çdo të dhënë nga Alex Rodriguez

Diva e muzikës, Jennifer Lopez ka fshirë çdo të dhënë nga ish i dashuri, Alex Rodriguez. Lëvizja e saj më e fundit ishte në rrjetet sociale, ku ka fshirë babain e fëmijëve të saj nga lista e ndjekësve në Instagram.

Adhuruesit e 52-vjeçares vunë re këtë ndryshim menjëherë në profilin e saj.

Në këtë mënyrë, JLO ka përforcuar edhe më tej lidhjen e saj me aktorin amerikan Ben Affleck.

Rilidhja e çiftit pas kaq vitesh ka bërë që të jenë të dy në qendër të mediave ndërkombëtare rozë, duke nxitur reagime të shumta edhe në publikë

(Kosova Sot Online)