Nuk do ta besoni! Kida tregon bashkëpunimin e saj të ëndrrave dhe nuk është aspak i zakonshëm

  • E.K /
  • 18 August 2021 - 12:24
Nuk do ta besoni! Kida tregon bashkëpunimin e saj të ëndrrave dhe nuk është aspak i zakonshëm

Kida ka qenë mjaft aktive së fundmi me projekte të reja muzikore dhe më së shumti me bashkëpunime. Dy këngët e saj të fundit “Lila” me reperin Samra dhe “Dale” në bashkëpunim me Ledrin dhe Butrintin u pëlqyen shumë nga ndjekësit e saj duke numëruar miliona klikime. Ky i fundit ndërkohë ka afro 40 milionë duke u cilësuar padyshim si një nga këngët më të pëlqyera të kësaj vere.

Në një intervistë të dhënë së fundmi  për gazetën zvicerane 20 minuten, teksa është pyetur për bashkëpunimin e saj të ëndrrave, ajo ka treguar dy idhujt e saj ndërkombëtarë dhe me të vërtetë do ishte interesante dhe një arritje e madhe ta shihnim Kidën në një bashkëpunim të tillë.

“Idhujt e mi në muzikë janë Drake dhe Rihanna, bashkëpunimi i diçkaje me ta do të ishte i mahnitshëm.”

Ndërkohë, kujtojmë se Kida është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur shqiptar Valon Berisha. Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Për më tepër, ai ishte i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale dhe shprehu hapur pëlqimin e tij për Kidën. Kaq mjaftoi që të gjithë të dyshonin për një romancë mes tyre.

(Kosova Sot Online)