'Lidhjet janë si xhami...' Pas ndarjes, Andi dhe Melisa vazhdojnë të hedhin kunja për njëri-tjetrin

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 12:41
'Lidhjet janë si xhami...' Pas ndarjes, Andi dhe Melisa vazhdojnë të hedhin kunja për njëri-tjetrin

Andi dhe Melisa kanë qenë shpesh në fokus të mediave rozë në lidhje me romancën e tyre të cilën nuk e kanë mbajtur larg syve të publikut, madje larg syve të publikut dyshja nuk ka mbajtur as problemet në çift pasi janë përfolur disa herë për ndarje.

Mbrëmjen e djeshme Andi shpërndau një postim, ku thuhej “Lidhjet janë si xhami. Ndonjëherë është më mirë ta lësh të thyer, se sa të lëndosh veten duke u munduar ta rregullosh”.

Ndërkohë, një postim tjetër nga Melisa lë të kuptohet se arsyeja e ndarjes ka qenë mungesa e dashurisë nga ana e Andit.

 “Edhe kaq leht’ u shemb gjithçka përdhe! Të desha fort-po ti s’më dashurove-Jo! Jo! Mos thuaj: Po!- se ti veç fjalë e buzëqeshje më dhurove-unë shpirtin bëra fli”, shkruhet në postimin e ish-konkurrentes, me autor shkrimtarin rus, Ivan Turgenjev.

(Kosova Sot Online)