‘S’të eci kënga tani bën lojë’, ndjekësit nuk i besojnë ndarjes nga Andi, reagon ashpër Melisa

  • E.K /
  • 20 August 2021 - 11:31
 ‘S’të eci kënga tani bën lojë’, ndjekësit nuk i besojnë ndarjes nga Andi, reagon ashpër Melisa

Gjatë ditëve të fundit, dy ish-konkurrentet e emisionit “Për’puthen”, Andi dhe Melisa duket se janë ndarë pasi vazhdimisht thumbojnë njëri-tjetrin me postime në rrjetet sociale.

Por, disa ndjekës të dyshes besojnë se e gjithë kjo është lojë nga ana e tyre pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe para disa javësh, ku dyshja përmes rrjeteve sociale treguan se janë pajtuar pas një ‘zënke’.

Para disa ditësh, Melisa ka publikuar këngën e radhës, ndërsa në një fotografi të postuar në rrjetin social “Instagram”, një ndjekës është shprehur se nuk i ‘eci’ kënga dhe tani po bën lojë sikur je ndarë nga Andi.

“S’të eci me këngën tani po bën lojë sikur je ndarë me Andin”, ka shkruar një ndjekës.

Ndaj këtij komenti ka reaguar ashpër Melisa, duke thënë se nuk e ka ditur që e ndjekin atë njerëz aq të fëlliqur me mendje aq të ligë.

“Nuk e kam ditur që më ndjekin njerëz aq të fëlliqur me mendje aq të ligë. Shkoni mor merruni me punët tuaja mos më ndiq fare sa rri më lodh trurin me budalliqet e tua. Na jeni bërë të gjithë profesora jete. Ec se e dini rrugën nga me shku!”- është përgjigjur Melisa.

(Kosova Sot Online)