Enca Haxhia i lë të gjithë me gojë hapur, ekspozon linjat trupore seksi me bikini

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 09:21
Enca Haxhia i lë të gjithë me gojë hapur, ekspozon linjat trupore seksi me bikini

Prej disa ditësh, Enca Haxhia ndodhet me pushime e këtë e ka treguar vetë me anë të postimeve në llogarinë e saj në Instagram.

Ndonëse vendosi të shkëputej prej një muaji nga rrjetet sociale për t’iu përkushtuar vetes, Enca ka ndarë foto e video me ndjekësit e saj. Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një imazh që i ka lënë të gjithë pa fjalë.

Ajo ka pozuar e veshur me bikini, duke ekspozuar linjat trupore bombastike. Haxhia kishte bërë grim për të theksuar tiparet e bukura, flokët i kishte lëshuar dhe teksa qëndron para kamerës, ajo që bie në sy është gjoksi i madh dhe bel ii vogël.

Pas operacionit të vështirë që bëri në këmbë për shkak të një aksidenti vitin e kaluar, Enca mblodhi disa kilogramë, të cilët u mundua t’i heqë menjëherë pasi filloi të merrte pak veten. Këngëtarja tregoi se ka humbur 10 kilogramë dhe se është ende në process e sipër për të rënë në peshë.

Me këto foto, ajo tregoi se është në super formë, aq sa për të pozuar me bikini plot vetëbesim e për t’i treguar të gjithëve se si duket trupi i saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ENCA (@enca)

(Kosova Sot Online)