Ka një person që lumturohet më shumë se të tjerët për bebushin e Marinës, gjeni pak cila është ajo

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 11:44
Ka një person që lumturohet më shumë se të tjerët për bebushin e Marinës, gjeni pak cila është ajo

Ditën e djeshme, Marina Vjollca konfirmoi lajmin e shtatzënisë së saj.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur duke e pranuar publikisht se është shtatzënë.

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram disa poza shumë të veçanta ku dukej barku i rrumbullakosur.

“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj.

Por, a e dini cili është personi më i lumtur për ardhjen në jetë të bebushit të Marinës dhe Getit? Sigurisht që teze Luana.

Ajo shpërndau në InstaStory foton e motrës së saj me barkun e rrumbullakosur, teksa shkroi krahas postimit “Mezi pres ta takoj”.

(Kosova Sot Online)