“Nuk doja burrë me lekë”, Loredana i ka dy fjalë me Mozzik pas ndarjes

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 12:33
“Nuk doja burrë me lekë”, Loredana i ka dy fjalë me Mozzik pas ndarjes

Ndarja e Mozzik dhe Loredanës është sërish në vëmendje të mediave dhe kjo është hera e disatë që çifti pëson krizë në marrëdhënien e tyre. Asnjëri prej tyre nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe ditët e fundit kanë folur për ndarjen e tyre përmes postimeve thumbuese në Instagram.

Ja së fundmi Loredana ka postuar një shprehje me të cilën duket se është dakort e ku shkruhet se nuk dëshironte një burrë me lekë, por që t’i falte kohë, vëmendje dhe të përpiqej për të.

“Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekje!”, shkruhen në postim.

(Kosova Sot Online)